Në prag falimenti 3900 kompani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-06

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Listës së gjatë të bizneseve, të cilat nuk kanë arritur të shlyejnë detyrimet tatimore në vitin që shkoi u janë shtuar edhe 3960 kompani të tjera. Pjesa më e madhe e tyre kanë aktivitetin në Tiranë, dhe pasohen nga Vlora, Fieri, Shkodra dhe Korça. Drejtoria e Tatimeve ka publikuar emrat e të gjithë bizneseve debitorë ndaj saj, të cilat nëse mblidhen që nga viti 2009, arrijnë shifrën e 15 mijë subjekteve. Pritet qe mbi këto subjekte të vendoset barra siguruese dhe të nisin masat e sekuestors të llogarive bankare e pasurive të patundshme që ato kanë në pronësi. Numri i ndërmarrjeve që nuk arritën dot të paguanin taksat në 2015-ën është dy herë më i lartë se shifra mesatare në vite. Lista tregon se këto sipërmarrje janë në prag falimenti, dhe mes tyre ka edhe ndërmarrje shtetërore. Mes tyre është edhe rafineria e përpunimit të naftës ARMO edhe disa ndërmarrje ujësjellësish që janë në varësi të pushtetit vendor. Përveç debitorëve, tatimet kanë nisur edhe procedurat e falimentit për plot 118 subjekte, të cilat kanë mbi tre vjet që nuk derdhin asnjë qindarkë në buxhetin e shtetit. Shifra që biznesi ka borxh ndaj Drejtorisë së Tatimeve e kalon vlerën e 700 milion dollarëve.

Share This Video


Download

  
Report form