http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsulli i Shqipërisë ne Stamboll konfirmon se nuk ka asnjë viktime apo te plagosur ne radhët e komunitetit shqiptar qe jeton dhe punon ne këtë qytet. Ne nje lidhje telefonike per Vizion Plus, Agron Tare, ka beret e ditur se konsullata ka mbajtur kontakte te vazhdueshme me autoritetet turke. ?Nuk ka asnjë shqiptar mes viktimave te shpërthimit. Nga kontaktet me policinë dhe prefekturën, nuk rezultojnë shqiptare te përfshire. Vendi është tronditur, pasi u godit nje zone turistike?.Numri i shqiptareve qe jetojnë ne zonën ku ndodhi shpërthimi eshte i konsiderueshëm. Ajo është nje nga pjesët me te populluara, per shkak edhe te objekteve te shumta te frekuentuara nga turistet. Stambolli është qendra me e rëndësishme e turizmit historiko-kulturor te Turqisë.