Ekspertët për vrasjet mafioze - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-14

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasjet mafioze, grabitjet, rrëmbimet e personit dhe të gjitha krimet e mbetura pa autor kanë vënë në vështirësi punën e policisë, e cila ende nuk ka të dyshuar në të paktën 3 ngjarje të rënda kriminale. Grabitja e parave të një banke të nivelit të dytë, ekzekutimi i dyfishtë në dhjetor pranë portit i dy te rinjve dhe rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut në Durrës mbeten ende krime të pazbardhura. Shkaqet, sipas ekspertëve janë shkatërrimi i rrjetit të informatorëve. Arjan Hoxha thotë se një tjetër problem në parandalimin, por dhe zbardhjen e krimeve të rënda mbetet dhe mos kontrolli i kontingjenteve kriminale. Hoxha thotë se përdorimi i uniformave të policisë nga grupet kriminale është një sfidë e hapur që i bëhet shtetit, ndërkohë që kontrollet e policisë pas krimeve tregojnë pasiguri.

Share This Video


Download

  
Report form