Burgosja e biznesit, tregtarët gati padinë në Gjykatën Kushtetuese - Ora News

Ora News Lajme 2016-01-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve ne kodin penal që parashikojne burg për bizneset Shoqata e Mbrojtjes së Tregtarëve deklaron se brenda janarit do ti ankimojë ato në Gjykatën kushtetuese . Kreu i Shoqatës ngre si shqetësim edhe vendosjen e gjobave qe bazohet ne ligjin e procedurave tatimore i cili eshte pezulluar nga Kushtetuesja.
Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë burg për të gjitha bizneset që kapen me shkelje.Vendimi i botuar në fletoren zyrtare parashikon burg për disa vepra të cilat deri më tani dënoheshin vetëm me masa administrative. Çdo biznes që kapet për kontrabandë që nga dita e sotme rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg.Dënim me burg deri në 3 vite parashikohet edhe për ato biznese që nuk janë të pajisura me kasë fiskale, ndërkohë që për ato sipërmarrje që nuk lëshojnë kupon tatimor parashikohet burg deri në 1 vit.Por biznesi duket i vendosur per ta kundërshtuar zbatimitn e tij dhe shoqata për mbrojtjen te tregtarëve dhe tregut do të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për keto ndryshime.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/burgosja-e-biznesit-tregtaret-gati-padine-ne-gjykaten-kushtetuese/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS