Serbia në zgjedhje të reja - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-17

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç kërkon zgjedhje të reja në Serbi, në mënyrë që vendi të realizojë reformat e kërkuara për t?u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga kreu i qeverisë, gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Progresive Serbe. Ai tha se për të realizuar reformat deri në vitin 2020, vendit i duhet një qeveri e fortë.Serbisë i duhen edhe katër vjet stabilitet dhe një mandat të plotë me përkrahje të fuqishme deri më 2020 në mënyrë që të jetë e fortë ekonomikisht, para bashkimit evropian, në të cilën mediat mund të shkruajnë lirshëm, dhe për këto arsye unë kam vendosur të shkojmë në zgjedhje. Kanë kaluar nëntë muaj që kur e kemi formuar qeverinë. Koalicioni eshte ngritur në kohë të vështira, kur kemi qenë prane rrezikut per te shkuar serish ne zgjedhje. Por, nuk duhet kthyer prapa. Jemi nisur për të ndryshuar gjërat në kete shtet.Zgjatë zgjedhjeve të fundit, Vuçiç fitoi zgjedhjet për të drejtuar vendit partia e tij nënshkroi një marrëveshje me Partinë Socialiste Serbe të drejtuar nga Ivica Daçiç. Gjatë vitit 2015, Serbia hapi negociatat për anëtarësim me Brukselin, që tashmë kërkon një seri reformash në luftën kundër korrupsionit dhe sektorin ekonomik për të përmbyllur me sukses procesin me pranimin e Beogradit ne familjen europiane.

Share This Video


Download

  
Report form