Pritet të shpallet tenderi, TVSH me koncesion- Ora News- Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2016-01-20

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Financave kërkon një sistem të ri të mbledhjes së TVSH.
Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë.
Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.
Ndërsa zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se kjo bëhet pasi ka problem me deklarimin e TVSH dhe se do të ketë tender për kompaninë që do të merret me mbledhjen.
Beqiraj: Ka probleme me deklarimin e TVSH pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Ka probleme me evidentimin e transaksioneve. Po ashtu ka vështirësi për gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori. Ka mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, ky falsifikimi i kuponave tatimore u konstatua nga lotaria e fundit. Tatimet e kanë të pamundur të verifikojnë çdo biznes që lëshon kupon. Duhet teknologjia për verifikimin e çdo biznesi që lëshon kupon tatimor. Koncensioni do të jepet për një periudhë dhjetë vjecare. Investimi i projektit është 9.57 mln euro

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/burime-nga-ministria-e-financave-tvsh-do-te-mblidhet-nga-kompani-private/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS