Raporti i Komisionit Europian për ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të ardhurat buxhetore të Shqipërisë për vitin 2015, janë poshtë pritshmërive. Ky është konkluzioni i te dhënave për tremujori e trete të Komisionit Europian, për vitin e kaluar lidhur me vendet potenciale kandidate për ne BE. Në këtë dokument, thuhet se mungesa në mbledhjen e të ardhurave është shkaktuar nga mosvjelja e akcizës, e cila rezulton të jetë me 10.2% më pak dhe TVSH-ja me 3.8%. Raporti i Komisionit Europian nënvizon se Prodhimi i Brendshëm Bruto, rezulton te jetë i qëndrueshëm në nivelin 3%. Me tej, ne dokument thuhet se të dhënat tregojnë një rritje të punësimit me 2%, kjo kryesisht sa i takon të rinjve, mes moshës 15-29 vjeç. Ndikim pozitiv ne këto te dhëna, ka patur dhe formalizimi i tregut te këtyre personave. Sa i takon borxhit publik, ai vijon të mbetet në nivelin 73.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Raporti i kushton vëmendje edhe miratimit te buxhetit për vitin 2016, ndërsa thekson se objektivi primal është rritja e Prodhimit te Brendshëm Bruto me mbi 4%.

Share This Video


Download

  
Report form