http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma zgjedhore uli bashke ne nje tryeze 3 politikanet kryesore ne vend, Edi Ramen, Lulzim Bashen dhe Ilir Meten, nje tryeze qe reflektoi ndarjet ne skenën politike; kryetari i PD Basha dhe kreu i LSI Meta u takuan me njeri-tjetrin e biseduan qetësisht per disa minuta nen shoqërinë e diplomateve. Por kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i dha dorën vetëm Ilir Metes, e shmangu çdo kontakt me rivalin politik Basha. Por edhe ulja ne nje tryeze e Rames dhe Bashes është nje fenomen aq i rralle ne Shqipëri, sa ambasadori amerikan Donald Lu kërkoi nje duartrokitje për ketë. Dhe per reformën zgjedhore politikanet shqiptare duket se ndajnë disa parime te përbashkëta; se pari qe duhet bere me konsensus te plote, se dyti qe duhen zbatuar rekomandimet e OSBE ODIHR-it, dhe se treti duhet te marre zgjidhje çështja e reklamave ne fushate elektorale, per te cilën te gjithë politikanet janë te shqetësuar se iu kushton shume para.Edi Rama:Unë besoj se për ne është e nevojshme të bëjmë një diskutim, pasi nuk do të ishte në këndvështrim tim, e paudhë ta shkurtonim këtë zë në shpenzimet e fushatësLulzim Basha:Ndaj jo vetëm çështja e reklamave për të cilën bie dakord për atë që tha kreu i ekzekutivit dhe kryetari i PS-së por çdo çështje financimi duhet të futet në lupën e reformës zgjedhore.Por përtej dakortesive, gjerat qe i ndajnë 3 kryetaret jane me te forta e me te mëdha. Kryetari i partisë me te madhe te maxhorances Rama, ka folur per nevojën e depolitizimit te te gjitha hallkave qe administrojnë zgjedhjet.Edi Rama:Këtu do të ishte dhe ndryshimi më i madh që mund të sillte reforma e re zgjedhore, në rast se sigurisht do të kishim dakordësi për këtë, pasi ndryshe nga reformat e tjera, kjo është një reformë për rregullat e lojës. Në rast se për reformat e tjera, konsensusi është i dëshirueshëm, por nuk është absolutisht i domosdoshëm, për këtë reformë besoj se konsensusi është jo vetëm i dëshirueshëm, por edhe i domosdoshëm.Ndërkohe liderin e opozitës e shqetëson fenomeni i korrupsionit zgjedhor, blerja e votës dhe personat e inkriminuar ne listat e kandidateve. Dhe ne lidhje me paratë qe hyjnë ne fushatat elektorale ne Shqipëri, Basha ka pasur edhe nje rekomandim konkret se si mund te monitorohen.Lulzim Basha:Sot një votë ka çmim, një mandat ka çmim, një zonë shumë emërorë ka çmim, një Parlament ka çmim në euro, sigurisht mund të përkthehet edhe në dollarë, në euro epo lekë. Ky është fundi i demokracisë para se të fillojë ashtu siç duhet. Të financojmë 100% fushatat politike, të kriminalizojmë çdo donacion që vjen në mënyrë private për të blerë me 5 lekë tenderin e ardhshëm 500, 5000 apo 5 milionë dollarë.Ndërsa kreu i LSI Ilir Meta, ka zgjedhur t?u japë përgjigje akuzave ndaj partisë se tij per blerje te votave, duke kërkuar me pak biznesmenë ne listat zgjedhore, te cilat sipas tij, duhet te jene te hapura per t?u dhëne me shume mundësi qytetareve. Kjo është e para ...