Report TV - Basha kritika krerëve të degëve: Protestat duhet të kishin nisur!

Report TV 2016-01-26

Views 0

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët lokalë të PD-së ku ka dhënë edhe porositë e tij për aksionin opozitar dhe për riorganizimin e strukturave të PD-së në bazë.

Burime zyrtare konfirmojnë së në takimin me 53 kryetarët e degëve është diskutuar për aksionin opozitar ku kryetari Basha u ka kërkuar të organizohen në protesta në të gjithë vendin.

Burime konfidenciale konfirmojnë për Report TV se kryetari Basha ka qenë kritik me krerët e degëve pasi protesta duhet të kishin nisur më herët.

Të njëjtat burime thonë se kryetari Basha ka kërkuar që të evidentohen të gjitha problematikat që janë në terren në raport me keqqeverisjen ndaj qytetarëve por gjithashtu lideri i opozitës kishte porosi për kryetarët e degëve që të angazhohen për riorganizimin e strukturave.

Kreu i selisë blu ka kërkuar që puna të jetë konkrete dhe seksionet të jenë me kapacitet të plotë dhe jo fiktive.

Ndërkaq mësohet se Basha u ka kërkuar kryetarëve të degëve të qëndrojnë larg me ndikimin e tyre për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të Forumit Rinor dhe të Forumit të Gruas Demokrate.

Në ditët në vijim kryetari i Partisë Demokratike pritet që të adresojë një udhëzim krerëve të degëve të fokusuar në porositë që u dha gjatë takimit në selinë e PD.

Share This Video


Download

  
Report form