Vizita e kreut të PBDNJ-së në selinë e Partisë Demokratike në një takim me kryetarin Lulzim Basha nuk shihet si shqetësim nga deputeti Dashamir Tahiri, i zgjedhur nga PDIU e që ndryshe nga kjo forcë politike vijon të jetë në opozitë.
Tahiri thotë se komuniteti çam e ka zgjedhur ndërsa kritikat ndaj partisë së Dules kanë qenë dhe janë të njëjtat si në koalicion si jashtë tij. Sipas tij një bashkëpunim i tillë duhet ti shërbejë fitores së të djathtës në zgjedhje.
"PD është një parti që do bëjë koalicionet e saj, kushdo që do të jetë në kundërshtim me aprimet e mia me çështjen dhe kauzën që kam unë do ta kundërshtojë si të jetë jashtë edhe brenda në aleancë me PD. Unë i mirëpres të gjithë ata që kontribojnë që të fitojë e djathta, që zoti Tahiri nuk është deputet ambulant."-tha Tahiri
Kreu republikan Fatmir Mediu dhe ai i LZHK-se Dashamir Shefi e shohin këtë afrim si zhvillim pozitiv. Madje Dashamir Shehi thotë se kryetari i PD-së ka për detyrë të gjejë hapësira për secilën forcë politike të se dajthtës përfshirë edhe FRPD e Bamir Topit.
"Janë mardhënie politike normale. Bashkimi sa më i gjerë dhe përfshirja sa më e gjerë e subjekteve politike dhe individëve dhe grupeve të interesit në të djathtën është jashtë zakonisht i rëndësishëm prandaj edhe kam theksuar idenë e ndëritmit të një konfiderate".-tha Mediu.