Vazhdojnë hetimet lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Krujë. Policia e Durrësit në bashkëpunim më Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimi intensiv, kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin 33 vjeçarin Denis Shtraza, Ndalimi i 33- vjeçarit u krye pasi, dyshohet si një nga autorët e rrëmbimit dhe më pas të vrasjes së shtetasit Gazment Çollaku.
Denis Shtraza u arrestua mbrëmë, rreth orës 21:00, në Rinas, duke tentuar të largohej nga Shqipëria.
Ai është person me tendenca të theksuara kriminale, me preçedentë penalë të mëparshën në fushën e veprave penale kundër jetës, i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.
Sipas policisë personi, është shoqëruar pas përgjimit me metoda speciale të të gjithë personave me precedentë penalë.