Nishani kritika Adriatik Llallës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani beson se një tryeze politike është nje hallke e nevojshme qe aktoret politike te miratojnë me konsensus ndryshimet kushtetuese ne lidhje me reformën ne drejtësi. Ne nje interviste per Vizion Plus, kreu i shtetit beson se kjo reforme do te miratohet nga parlamenti ne pranverën e këtij viti, ndërsa shpreh vullnetin per te ndërmjetësuar dialogun mes palëve. Por kur flitet për sistemin e drejtësisë, kreu i shtetit ka rezerva per mënyrën si funksiono ky sistem sot, per nivelin e pandeshkueshmerise, duke theksuar se Prokuroria duhet te beje shume me tepër ne lidhje me hetimin e korrupsionit tek zyrtaret e larte apo hetimin e krimit te organizuar. Pak dite me pare presidenti i Republikës njoftoi se do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese per ligjin e pronave, por ketë hap ende nuk e ka hedhur, pasi ende nuk është bere botimi i tij ne fletoren zyrtare. E ne lidhje me ketë çështje, kreu i shtetit iu është përgjigjur edhe akuzave se vete ai ka konflikt interesi per ligjin e pronave. Akuzat i ngjajnë luftës se klasave. Ne intervistën per Vizion Plus kreu i shtetit përshëndet edhe ngritjen e Komisionit per Reformën Zgjedhore dhe inkurajon klasën politike qe te zbatojnë sa me shpejt rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Share This Video


Download

  
Report form