Sezoni i ri turistik, Haxhinasto inspekton portin, ujësjellësin në Sarandë

Ora News Lajme 2016-01-30

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik, Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, inspektoi punimet e Ujësjellësit të Sarandës, landifillin e Bajkajt dhe portin e qytetit. I pyetur për konçesionin e targave me çip, Haxhinasto sqaroi sërish se një kompani private ka sjellë projektin, i cili po shqyrtohet nëse ka interes publik.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, inspektoi në Sarandë punimet në portin detar, Ujësjellësin dhe landfilldin e Bajkajt.
Haxhinasto tha se falë investimeve në port është rritur me 20% numri i pasagjerëve në terminal dhe numri i kroçerave.
Haxhinasto: Mbeten shumë punë për të bërë. Aktualisht porti është duke investuar me financimin e fondeve të buxhetit të shtetit ndërtesën e re të pasagjerëve, por është edhe duke përgatitur një mastërplan që do të specifikojë të gjithë ndërhyrjet e tjera.
Gjatë inspektimit të punimeve për depon e re të Ujësjellësit në Lëkurs, Haxhinasto kërkoi që kjo vepër që pritet të garantojë ujë 24 orë për qytetin, duhet të jetë gati para çeljes së sezonit turistik.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/targat-me-cip-haxhinasto-po-studiohet-projekti-i-kompanise-nese-ka-interes-publik/

Share This Video


Download

  
Report form