http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Denis Shtraza, i dyshuar si personi që mori pjesë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, mbrëmjen e 6 janarit, doli këtë të diele përpara togave të zeza në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I qetë, 33-vjeçari nga qytetit i Durrësit, mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se nuk ka lidhje me vrasjen e mafioze të Çollakut. Nga ana tjetër, Shtraza, nuk pranoi të mbrohej me avokat dhe në këto kushte, gjyqtarja Flora Hajredinaj, i caktoi një mbrojtës kryesisht të pandehurit për të vijuar procesin gjyqësor. Në fund, trupi gjykuesi caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Denis Strazën, kërkesë e bërë më herët nga prokurori i çështjes, Besnik Muçi. Arrestimi i Denis Shtrazës u krye, mbrëmje e 28 janarit, kur ky i fund po tentonte të largohej nga Shqipëria nëpërmjet Aeroportit, ?Nënë Teraza?. Sipas Prokurorisë, 33-vjeçari, është një person me tendenca të theksuara kriminale, me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, si edhe i dyshuar si anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Ish-shefi i Policisë në Tiranë Ervin Dalipaj, i akuzuar se ka marrë pjesë edhe ky në vrasjen e Gazmend Çollakut, dyshohet se është njoftuar nga radhët e policisë, se ndaj tij kishte një urdhër ndalimi, duke bërë të mundur që t?i shpëtojë prangave të bluve. Shërbimet e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Brendshme kanë nisur një hetim të gjerë, se kush ka qenë personi, i cili ka njoftuar Ervin Dalipaj të largohet nga banesa, në momentin kur pritej që të arrestohej. Dyshimet bien mbi zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë se Tiranës, ndërsa mendohet se lidhjet e forta qe ka pasur 37-vjeçari në radhët e policisë i kanë dhënë informacion të vlefshëm Dalipajt në kohë reale se, drejt banës së tij po shkonin 2 automjete të ?Forcave Shqiponja? dhe të FNSH-s. Emri i Dalipajt u bë i njohur, disa orë pas arrestimit të Denis Shtrazës, person i akuzuar si një prej 4 rrëmbyesit dhe ekzekutorët e 34-vjeçarit Gazmend Çollaku. Nga hetimet e kryera është konstatuar se Ervin Dalipaj, i përjashtuar nga policia në vitin 2013, ka bashkëpunuar me Denis Shtrazën në këtë ngjarje të rëndë.