Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD i është rikthyer akuzës ndaj kryeministrit Edi Rama se po ushtron presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.
Deputeti demokrat Eduard Halimi tha se Gjykata Kushtetuese nuk zbardh vendimin e saj për këtë çështje çka e mundëson deputetin socialist të mbajë mandatin e ligjvënësit pavarësisht shkeljeve të Kushtetutës.
Deklarata e plote e Eduard Halimi
Edi Rama vazhdon të mbrojë deputetët e tij nga drejtësia, duke ndërhyrë me çdo mjet për të vonuar zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës.
Kryeministri i Jugut, siç e ka dekretuar vetë Rama, është kapur me 150 shkelje të ligjit themelor te vendit, duke përfituar fonde publike per biznesin e tij.
Por drejtësia vonon për të, pasi Koço është ushtar i Ramës dhe i premtoi se do të dërgonte në kongres 3 herë më shumë delegatë të bindur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/heqja-e-mandatit-pd-rama-mbron-nga-drejtesia-kokedhimen/