http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parqet e lojërave për fëmijë janë transferuar në botën virtuale. I vetmi park real që mund të shpëtohet nga ky pushtim është Mambi, një park që vjen në shfaqjen me të njëjtin titull në Teatrin Eksperimental. Aldi, një fëmijë që ndodhet mes dy botëve është i vetmi që beson se do ta shpëtojë këtë park nga pushtimi virtual. Miqtë e tij e kanë të vështirë ta mbështesin, sepse ata kanë nisur të kompjuterizohen. Beteja e Aldit është paqësore ndonëse plot të papritura. Në ndihmë jo pak herë do t?i vijnë personazhe të njohur të filmave të animuar si princeshë Elsa, Sponçbobi dhe Minions, të cilët besojnë në misionin e tij. Për regjisorin, Nelson Mulla, virtualja pushton shpeshherë edhe prindërit. Ndaj edhe një prej personazheve të shfaqjes është edhe mamaja, sigurisht edhe ajo në dy botët e këtij universi fëmijësh. E veçanta e kësaj shfaqjeje është teknika e Hologramit, një teknikë inovative teatrore që vjen për herë të parë në Shqipëri. Projeksioni, videoanimacioni, koreografi të ndryshme, por edhe këngë e interpretin aktorial vijnë përmes ?Parkut Mambi? në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? këtë fundjavë.