Report TV - Rama: S'ka zgjedhje! Blushi: I shkoj deri në fund kauzës, nuk iki nga PS

Report TV 2016-02-02

Views 0

TIRANE - Edhe pse kryesocialisti Edi Rama e tha me gojën e tij mbrëmë në Report TV se në Partinë Socialiste nuk do të ketë zgjedhje, deputeti Ben Blushi i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar, thotë se do t'i shkojë deri në fund kauzës së tij.

Në një intervistë për Report TV, zëri kritik brenda partisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, tha se në mbledhjen e Kongresit që pritet të mbahet në muajin mars, do të kërkojë garë për kryetarin, ashtu siç e përcakton statuti i partisë. Ai tha se nuk do të largohet nga PS-ja, madje sipas tij është vetë partia që po tenton të largohet prej tij. "Do të vazhdoj që të jem deputet i PS deri në fund të mandatit", u shpreh Blushi.

Në intervistën dhënë për gazetarin Ilir Babaramo, kreu i qeverisë tha se nuk e sheh si rival Blushin, ku shtoi se me kritikat e tij deputeti nuk e ka kaluar vijën e kuqe sa për tu përjashtuar nga Partia Socialiste.

Edi Rama drejton Partinë Socialiste prej 7 vjetësh, nga 4 vjet që është një mandat i kryetarit. Në intervistën e së hënës për "5 Pyejtjet nga Babaramo", kryesocialisti tha se partia e tij është organizuar sipas modelit laburist, ku fitorja në zgjedhjet e përgjithshme, ku ai u zgjodh kryeministër, konsiderohet konfirmim i mandatit të liderit të parti.

Në këtë mënyrë Rama përjashtoi çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar, por njëherësh shprehur besimin se do të rikonfirmohej në krye të partisë edhe nëse do të kishte zgjedhje. Këtë vendosmëri shefi i qeverisë e argumentoi me faktin se doli fitues në dy zgjedhje radhazi, ato të përgjithshme në 2013 dhe vendoret në 2015.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS