http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje jave me pare Lulzim Basha i kerkoi kryeministrit Edi Rama te kaloje ne qeveri ligjin per byrone e hetimit e ne mungese te nje pergjigje, lideri i opozites ka ndermarre nje strategji te re. Ne mbledhjen e deputeteve demokrate, Basha i ka kerkuar kryetarit te grupit parlamentar Edi Palokes qe te enjten te kerkoje futjen me procedure te pershpejtuar te ketij drafti ne séance. Por ne kendveshtrimin e Bashes ligji per byrone e hetimit eshte vetem nje prej çeshtjeve per bllokimin e te cilave mban pergjegjesi Kryeministri Rama, pasi edhe reforma ne drejtesi po bllokohet nga i njejti person. Basha ka theksuar se opozita eshte me e interesuara per reformen ne drejtesi pasi kjo eshte vetmja rruge per te zbardhur aferat korruptive te denoncuara nga opozita pergjate 2 viteve te fundit.