Avokatet bllokojne punen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-03

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditën e hënë asnjë prej avokatëve në Shqipëri nuk do të dalë në punë. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve për shkak të ndryshimeve në ligjin për Kontributet Shoqërore. Nisma e qeverisë ka vënë një pagë reference për këto profesione prej 73 mijë e 800 lekësh të rinj, çka u trefishon atyre pagesën mujore. Në shkresën e siguruar nga vizion plus thuhet se: dita e hënë datë 8 shkurt 2016 do të bojkotohen në rang vendi të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore në ccdo nivel gjykimi. Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit. Nuk do t?i nënshtrohen bojkotit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal. Dhoma e avokatëve nenvizon se ata të cilët do të kundërshtojnë këtë vendim do tu konsiderohet shkelje e rëndë e kodit të etikës dhe do t?i nënshtrohen procedimit disiplinor. Me vendimin e Këshillit të Ministrave pjesa më e madhe e avokateve tashmë duhet të derdhin çdo muaj 9400 lekë të rinj kontribute shoqërore. Ata kundërshtojnë këtë nisëm me argumentin se shkelet kushtetuta dhe preket liria e profesioneve pasi jo të gjithë marrin të njëjtën pagesë. Nisur nga kjo logjikë argumenti i tyre është se qytete të ndryshme, persona me vjetërsi të ndryshme dhe juristë të ndryshëm nuk vlejnë sipas pagës që vendos qeveria. I vetmi ndryshim në VKM-në e qeverisë është fakti se avokatët që punojnë në zona të thella u merret 10 mijë leke më pak referencë për kontribut.

Share This Video


Download

  
Report form