Report TV - Aeroporti pezull, vendorët e Kukësit "Hapja shpëtim ndaj varfërisë"

Report TV 2016-02-03

Views 10

Drejtuesit vendor të Qarkut të Kukësit i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që të vërë në funksion aeroportin e Kukësit, një vepër që është ndërtuar pas krizës së Kosovës, por që asnjëherë nuk u vu në punë, ndonëse kanë kaluar më shumë se 15 vite.

Sipas autoriteteve vendore, zhvillimi i qytetit verilindor të Kukësit është i lidhur ngushtësisht me hapjen e Aeroportit.

Sipas kreut të Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi, ky aeroport i plotëson të gjitha kushtet për tu vënë në funksion.

Ndërkohë, funksionalizimi i aeroportit kërkohet edhe nga banorët si e vetmja mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës në zonën më të varfër të këtij rajoni.

Share This Video


Download

  
Report form