Kryetari Veliaj bëri me dije që nga ky muaj do të certifikohen edhe administratorët e pallateve, ku do të mund të vendosin kontakte me bashkinë për të raportuar problematika të ndryshme.
? Nga ky muaj ne do të fillojmë licencimin dhe certifikimin e administratorëve që jo vetëm të marrim cdo raportim por deri në nivelin e apartamentit e shkallës dhe pallatit ne të kemi një pikë kontakti të licencuar nga Bashkia si nëj administrator i përgjegjshmë që jo vetëm paguhet por dhe jep llogari. Nëse ai nuk zgjidh dot cështje banale, si një qe hedh plerat në ashencor, si një që nuk mban përgjegjësi atëherë ne do të ndërhyjmë duke marrë parasysh dhe raportimet që do bëhen në aplikacionin "Tirana ime"? -tha Veliaj
Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të aplikacionit ?Tirana ime? , ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të raportojnë problematika të ndryshme të tyre, përmes telefonit të tyre. Veliaj vuri në dukje rëndësinë e këtij aplikacioni, i cili sipas tij vepron në kohë reale.