Report TV - Berat, Rama: Nuk u trembemi kostove, PS mund të bëjë shtet

Report TV 2016-02-05

Views 0

Partia Socialiste është duke reformuar vendin dhe vetveten e saj. Kështu ka deklaruar nga qyteti i Beratit Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ka shtuar se në këtë fazë të fundit para Kongresit të partisë është planifikuar një tjetër fazë, ku do kombinohen zgjedhjet në të gjithë territorin, sëbashku me zgjedhjet e drejtuesve të strukturave në 61 njësitë administrative të Shqipërisë, me intensifikimin e procesit të anëtarësimeve të reja.

?Që nga shtatori jemi të organizuar në këtë proces, është bërë punë e jashtëzakonshme për të riorganizuar nga themeli gjithë ngrehinën organizative të PS. Ne jemi forcë për të reformuar dhe që ka domosdoshmërinë që në këtë fazë historike për vendin, të reformojë dhe reformojë vetveten? ka thënë Rama.

Rama ka shtuar se një numër përfaqësuesish i anëtarëve më të rinj të PS-së, mosha të ndryshme, profesione e arsye të ndryshme bashkohen për një qëllim të madh, për të udhëhequr një proces historik reformash për vendin.

?Jam i bindur se me këtë intensitet e përgjigjie që marrim në gjithë vendin në formën e dëshirës e kërkesës për tu anëtarësuar në PS tanimë prej muajsh do arrijmë objektivin që në 25 vjetorin e krijimit të PS të kemi dyfishuar numrin e anëtarësisë? shtoi ai.

Share This Video


Download

  
Report form