Report TV - Gjirokastër, BE investim 1 mln USD për shmangien e përmbytjeve

Report TV 2016-02-05

Views 0

Gjirokastra, është një prej përfituesve të projektit të BE, për infrastrukturën mbrojtëse ndaj përmbytjeve.

Sipas koordinatores së Zyrës së BE në vendin tonë Mirela Hysa, janë shtatë vepra infrastrukturore mbrojtëse nga përmbytjet të cilat janë zbatuar në Qarkun e Gjirokastrës me një vlerë totale prej 1 milionë dollarësh. Sipas raportit të UNDP, investimet kanë për qëllim restaurimin e infrastrukturës mbrojtëse në shtratin e lumit Drino.

Vetëm vitin e kaluar, lugina e Drinos, është përmbytur disa herë ndonëse qeveria e shkuar pati investuar për disiplinimin e rrjedhës së lumit. Investimi më i fundit, do të mundësojë mbrojtjen e hapësirave të mbjellave dhe ruajtjen e ekosistemit.

Share This Video


Download

  
Report form