Report TV - Rama-Meta takim në vilën qeveritare i pranishëm edhe Idrizi i PDIU-së

Report TV 2016-02-05

Views 5

TIRANE - Si çdo të premte, krerët e koalicionit të majtë shefi i qeverisë Edi Rama dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta takohen në vilën qeveritare, ky këtë radhë në fokus të bisedimeve me dyer të mbyllura pritet të jetë Byroja Kombëtare e Hetimit dhe integrimin e saj paralelisht me procesin e reformës në drejtësi. Në këtë takim mësohet se është i pranishëm edhe Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Kryeministri Rama, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe dy ministrat Saimir Tahiri i dikasterit të Brenshëm e Arben Ahmetaj i Ekonomisë kanë mbërritur të parët në ambientet e vilës qeveritare "30" pranë kryesisë së Kuvendit. Pas tyre kanë mbërritur edhe kryeparlamentari Ilir Meta, i shoqëruar nga kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili dhe ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.

Takimi mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta i parashikuar gjatë paradites, ndërsa zhvendosja e tij pasdite u bë për shkak të axhendës së kreut të qeverisë Rama.

Share This Video


Download

  
Report form