Report TV - "Kundër tarifave të larta në shtet" Studentët takojnë Lulzim Bashën

Report TV 2016-02-05

Views 0

TIRANE - Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të cilët vijnë nga universitete private që u mbyllën një vit më parë kundërshtojnë tarifat e larta që duhet të paguajnë në universitetin publik. Ata paralajmërojnë protesta masive për këtë situatë të papërballueshme për xhepat e tyre.

Paralajmërimi i studentëve u dha pas një takimi që zhvilluan për këtë çështje me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Kreu i departamentit të Arsimit Luçiano Boçi tha se do të ndërmerren të gjithë hapat ligjore d he të protestës për të mos lejuar që kjo të ndodhë. Në këtë kuadër do të thirret në seancë dëgjimore ne komisionet përkatëse parlamentare ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Prej më shumë se një viti studentët të cilët vijuan studimin në universitet publike pas mbylljes së atyre private kundërshtojnë tarifat e larta që duhet të paguajnë në arsimin publik.

Share This Video


Download

  
Report form