Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë abonentët të cilët kanë probleme me furnizimin e energjisë ose duan të marrin informacione në lidhje me probleme të ndryshme tashmë do të kenë në dispozicion një Call Center pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.Në dispozicion të qytetarëve është vendosur numri 04 277 4141.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë probleme me furnizimin me energji elektrike ose duan informacione të ndryshme tashmë mund të marrin përgjigje në çdo orë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rikthyer në funksion qendrën e ofrimit të shërbimeve në distancë, përmes sistemit Call Center.OSHEE ka vendosur në dispozicion numrin 04 277 4141, i cili është në dispozicion të abonentëve 24 orë.
Florenc Rama: Nëpërmjet këtij numri abonentët në një mënyrë fare komode mund të interesohen për statusion e kërkesës apo ankesës që kanë drejtuar drejt OSHEE, raportojnë një problem apo defekt në zonën e tyre dhe menjëherë specialistët tanë do ta adresojnë këtë problem tek njësitë përkatëse, të cilët do të vendosen në dispozicion për ta zgjidhur problemin në një kohë sa më të shkurtër.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/oshee-call-center-24-ore-per-probleme-te-furnizimit-me-energji/