Deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda, është takuar me pacientë dhe familjarë të tyre në Maternitetin e Lezhës, ndërsa ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.
"Ndërsa hajdutëria e Rama-Beqës me biznesin e tyre në shëndetësi vazhdon, spastrimet e personelit mjekësor thellohen, gjendja e spitaleve sidomos në rrethe është në degradim të përditshëm,? shprehet ajo.
Gjatë vizitës në Maternitetin e Lezhës, deputetja në komisionin e shëndetësisë nxori në pah disa nga problematikat e këtij spitali, si mungesa e ilaçeve dhe infrastruktura e amortizuar.
?Një problem i madh është amortizimi i mjeteve prej mëse 30 vitesh dhe moszëvendësimi i tyre, mungesë që rrezikon jetën e nënave dhe foshnjave?, tha ajo duke i bërë thirrje ministrit Beqja që të shoh realitetin në spitalet e veriut të vendit.
?Ka vetëm shfaqje dhe propagandë të kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë për reformë në shëndetësi dhe shërbim falas, ndërkohë që ata janë të zënë vetëm me koncesione dhe tendera me përfitime marramendëse. Në maternitetin e Lezhës ka mjerim dhe mungesë të theksuar, me mungesë të ilaceve dhe kushteve normale të trajtimit të pacientëve? tha deputetja Albina Deda.