Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e ri për të orienentuar maturantët për provimet e detyrara dhe me zgjedhje. Autoritet e arsimit paralajmërojnë masa të ashpra për ata që kopjojnë gjatë testimit duke i përjashtuar nga e drejta e ridhënies së provimit në vjeshtë. Autoritetet e arsimit vijojnë diskutimet me universitetet për notën mesatare dysheme e cila do të jetë kusht i hyrjes në universitet publike dhe private.
Ministria e Arsimit do të vendos rregulla më të forta sigurie për maturantët gjatë provimeve të Maturës Shtetërore. Në rregullore që pritet të publikohet së shpejti, autoritetet e arsimit do të vendosin penalitet më të forta për maturantët që kopjojnë. Nëse kopja faktohet nga administratorët që i mbikqyr ata gjatë testit, maturantët nuk do të ketë më të drejtë ta rijapin më provimin, as në vjeshtë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/matura-shteterore-malaj-siguri-me-e-larte-kush-kopjon-nuk-hyn-as-ne-vjeshte/