TIRANË - Gati një vit më parë një grup prej 7 anëtarësh, u arrit të lokalizohet dhe arrestohet nga policia si përgjegjës për falsifikimin e dokumenteve dhe pasaportave Daneze. Kur janë mbushur një vit nga arrestimi i tyre, Gjykata e Tiranës ka shfryrë bujën e këtij operacioni duke dënuar pak ditë më parë me disa muaj burg autorët, ndërsa për organizatorin e këtij grupi Kledi Beshi, Gjykata e Tiranës ka dhënë një dënim prej 2 vitesh burg, nga 5 vjet që ka kërkuar prokurorja Mirela Zavalani.