Report TV - Kerry në Tiranë, Nishani e pret në Rinas, takon Ramën e Bashën

Report TV 2016-02-12

Views 0

TIRANE - Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani do të presë mëngjesin e së dielës në Rinas sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry i cili viziton për herë të parë vendin tonë. Sipas axhendës, pritja zyrtare do të jetë në orën 09:00 në Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" ku dhe do të ketë një takim mes tyre në sallën "VIP".

Kerry, i cili vjen në Tiranë në 25-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënies diplomatike mes dy vendeve, nuk do të qëndrojë gjatë në kryeqytetin shqiptar. Në pesë orëshin e qëndrimit në Tiranë, Kerry do të takojë shefin e qeverisë Edi Rama në orën në 10:10 në kryeministri. Aty do të zhvillojë një takim kokë më kokë me ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati e më Kerry pas do të japë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama në orën 11:00.

Një orë e gjysmë më pas sekretari amerikan i Shtetit do të takojë liderin e opozitës Lulzim Basha me ambasadorët në orën 11:30 në Rogner.

Në orën 12:30 Kerry në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar dhe një takim me shoqërinë civile te Muzeu Kistorik Kombëtar.

Qëndrimi në Shqipëri do të përfundojë rreth orës 13:45, ku John Kerry rikthehet sërish në aeroport për të vijuar turin e tij në Europë.

Tre janë çështjet kryesore të kësaj vizite: Çështja e muxhahedinëve iranianë, reforma në drjetësi dhe Kosova, e cila ndodhet në prag të protestave të radhës së opozitës, zgjedhjes së presidentit dhe 8-vjetorit të pavarësisë.

Disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit do të bllokohen deri në përfundimin e vizitës. Eskorta e Kerryt pritet të shoqërohet nga Rinasi drejt kryeqytetit nga një helikopter i ushtrisë, i cili do të monitorojë situatën nga ajri. Po ashtu një e pjesë e autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i Laprakës, Rruga e Durrësit dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit do të bllokohen plotësisht si për mjetet ashtu edhe për këmbësorët. Edhe trafiku për mjetet e transportit publik do të devijohet në varësi të itinerarit të Kerryt. John Kerry do jetë i shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret.

Masa të tilla sigurie u morën gjatë vitit të kaluar për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.

Share This Video


Download

  
Report form