TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme mund t?i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për ndjekjen penale të një tjetër deputeti të Partisë Sociliste. Kërkesa mund të kryhet për deputetin e qarkut të Durrësit Gentian Bejko, i cili rezulton i dënuar nga gjykata e këtij rrethi me dy milionë lekë të vjetra gjobë, për akuzën e ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?.
Ky vendim është marrë në nëntor të 2012, duke e ndarë pagesën në katër këste ekzekutimi. Mirëpo me këtë vendim nuk është pajtuar deputeti i PS Gentjan Bejko,që në atë periudhë mbante postin e Krytarit të Partisë Socialiste në Durrës, i cili ka vendosur të ankimojë vedimin në Gjykatën e Apelit Durrës.
Mirëpo përpara shqyrtimit të çështjes nga Gjykata e Apelit Durrës, në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të 23 Qershorit 2013,i pandehuri Gentian Bejko është zgjedhur deputet i legjislaturës së VIII, për Qarkun e Durrësit. Gjykata e Apelit Durrës, në seancën gjyqësore të 26 maj 2014, pasi filloi shqyrtimin e çështjes, ka ardhur në përfundimin se nuk ishte gjykata kompetente nga pikëpamja lëndore.
Kjo gjykatë konstatoi se i pandehuri Gentian Bejko, pas gjykimit penal në shkallë të parë, është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Nisur nga kjo situatë gjykata e Apelit Durrës ka dalë në përfundimin se në cilësinë e deputetit të Kuvendit, i pandehuri Gentian Bejko duhet të gjykohet nga Gjykata e Lartë.