Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimet e shitjes së apartamenteve dhe qerave kanë pësuar rënie. Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e politikës monetare se kjo ka gjallëruar kërkesën dhe ka nxitur kreditimin. Ndërkaq agjentët imobiliarë shpjegojnë se pas shumë vitesh ngërçi, çmimet kanë rënë për të gjitha zonat. Përsa u përket qerave, qytetarët preferojnë hapësira të vogla, që kanë edhe çmimet më të ulëta.
Ndërtuesit po ulin çmimet e shitjes së apartamenteve, në përpjekje për të çliruar nga ngërçi tregun dhe për të krijuar likuiditet.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për rënie të indeksit të çmimit të banesave me 4.8% në tremujorin e katërt të vitit 2015, pas rritjes në tremujorët e mëparshëm.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bsh-raporton-ulje-te-cmimit-te-shitjeve-dhe-qerave-ne-te-gjitha-zonat/