Report TV - Eduard Halimi: Rama mbron të korruptuarit, pengon drejtësinë

Report TV 2016-02-15

Views 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron të korruptuarit në radhët e PS, ndërkohë që po pengon drejtësinë.

Nga foltorja e PD-së, Halimi ka shtuar se, Rama fshehu Kokëdhimën nga Drejtësia, ndonëse ai është kapur duke abuzuar me fondet publike.

Ai ka theksuar se, kryeministri Rama pengon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi kërkon të tregojë se njerëzit pranë kryeministrit, janë të mbrojtur.

Halimi ka thënë se, Gjykata Kushtetuese duhet të tregojë pavarësi nga kryeministri e të hapë rrugën e drejtësisë

Share This Video


Download

  
Report form