Report TV - PD: Kerry vlerësoi dekriminalizimin por Rama fut Ndokën përsëri në PS

Report TV 2016-02-15

Views 0

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka akuzuar Kryeministrin Rama se po mbron personat e inkriminuar ndonëse dje Sekretari John Kerry tha se mbështet Dekirminalizimin.

Ristani ka thënë se, Rama ka dërguar në Lezhë Arben Ndokën, ish deputetin socialist që është dënuar për prostitucion dhe rrëmbim personi në Itali, për të prezantuar në Lezhë Prefektin e ri të sapo emëruar të këtij Qarku.

Sipas Ristanit, Arben Ndoka me bekimin e Edi Ramës, qeveris Lezhën, bën emërime, shkarkime, tenderime. Vendos për çdo gjë, duke sfiduar kështu Dekriminalizimin dhe mesazhin e dhënë nga John Kerry.

Share This Video


Download

  
Report form