Report TV - Kuvendi në "dietë", kurseu 130 milionë lekë në vitin 2015

Report TV 2016-02-16

Views 1

TIRANË - Ndryshe nga institucionet e tjera që gjatë vitit 2015 erdhën disa herë në Kuvend me kërkesën e fondeve shtesë, vetë Kuvendi i Shqipërisë ka kursyer plot 130 milionë lekë të reja krahasuar me parashikimin buxhetor. ?Shqiptarja.com? disponon relacionin e plotë ?Mbi zbatimin e buxhetit të vitit 2015?, ku saktësohet se nga buxhetit total i 1.016.400.000 lekëve të parashikuara, janë harxhuar vetëm 885.900.000 lekë, duke kursyer 130.500.000 lekë. Kursimet janë bërë në zërin e shpenzimeve operative, ku sipas relacionit, deputetët kanë kërkuar dieta më pak sesa ligji ju lejon.

?Ky grup shpenzimesh planifikohet mbi bazën e një numri prej 8 -10 mbledhje komisioni për një muaj, por këto nuk janë realizuar sipas planifikimit buxhetor, po kështu dhe deputetët kanë vetëdeklaruar më pak ditë shërbimi sesa u njeh Statusi, duke rezultuar me fond të papërdorur për këtë qëllim dhe është kthyer në buxhet, me kërkesën e Institucionit dhe sanksionuar në aktin normativ?,-thuhet në relacion. Për vitin 2015, shpenzimet operative rezultojnë të realizuara kundrejt buxhetit fillestar në masën 87%.

Share This Video


Download

  
Report form