Report TV - Pagat e bashkive 30 % më shumë njehsohen me pushtetin qendror

Report TV 2016-02-17

Views 2

VLORË - Pagat e punonjësve të pushtetit vendor pritet të rriten me 30 %. Nga Vlora ku mori pjesë në takimin e me krerët e bashkive të Jugut, ministri Bledi Cuçi njoftoi e brenda dy javësh pritet të bëhet njehsimi i pagave të punonjësve të pushtetit vendor me punonjësit e Prefekturave apo Qarqeve.

"Ka një mospërputhje midis pagave që marrin punonjësit e bashkive dhe pagave që marrin për pozicione të njëjta punonjës të tjerë të sistemit publik pra punonjës të prefekturave apo agjencive qendrore dhe unë kam marrë iniciativën brenda qeverisë dhe besoj se shumë shpejt brenda dy javësh ne do miratojmë pikërisht ndryshimet përkatëse për të unifikuar pagat e punonjësve të bashkisë", tha ministri i Çështjeve Vendore.

Ministri Çuçi zhvilloi një takim informues me kryebashkiakët për ecurinë e transferimit të e funksioneve te reja tek bashkitë pas ndarjes se re territoriale, proces, që sipas ministrit ka problematikat e veta.

"Mbetet një paketë ambicioze dhe si e tillë ka nevojë që ne të kemi një dialog të vazhdueshëm me qeverisjen vendore në mënyrë që mos të cënohet në ansjë çast dhe në asnjë ditë cilësia e shërbimeve që do iu ofrohet komunitetit", u shpreh Çuç.

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të bashkive Vlorë, Sarandë, Delvinë, Selenicë etj . ndërkohë që pritet zhvillimi edhe i katër takimeve të tjera

Share This Video


Download

  
Report form