Report TV - Protesta e opozitës, VV: Paqësore! S'ndalemi deri në largimin e qeverisë

Report TV 2016-02-17

Views 0

Protesta e ditës së Pavarësisë do të fillojë sot në orën 14:00. Podiumi, ku do të ngjiten tre udhëheqësit e opozitës për të mbajtur fjalime para protestuesve, është rregulluar të martën pasdite, pak metra përpara selisë së Qeverisë.

Ndërkohë që deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu theksoi dhe se opozita do të bllokojë seancën e votmit të Thaçit si president.

?Protesta jonë do të nisë në orën 14:00 dhe do të jetë më madhorja. Nga informatat që unë kam do të jetë dyfishimi i pjesëmarrjes së 9 janarit. Do të përkujdesemi ta nisim paqësisht dhe do ta mbyllim paqësisht. Bëj thirrje për të protestuar paqësisht. Deklaratat se protestat do të jenë të dhunshme janë tendencioze. Protesta do të jetë paqësore. Koha politike e Mustafës e Thaçit ka mbaruar. Duhet të shkojnë në shtëpi- tha Haxhiu për Report TV

Pvarësisht faktit që protesta pritet të jetë paqësore deputetët e vetëvendosjes theksojnë se ata nuk heqin dorë nga reagimi deri në rrëzimin e qeverissë së Isa Mustafës. Ai u shpreh se VV kërkon zgjidhje..

Një tjetër detaj që theksoi Ismaili ishte akuza që ai hodhi drejt qeverisë si organizatorja e dhunës në protestën e 9 janarit

Axhenda e protestës
Sipas axhendës së opozitës, autobusë nga të gjitha qytetet e Kosovës do të sjellin protestuesit për t?u mbledhur fillimisht para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, nga ku do të bëhet nisja në këmbë përgjatë sheshit ?Zahir Pajaziti?, te sheshi ?NënëTereza?, për t?u ndaluar pastaj te sheshi ?Skënderbeu? para Qeverisë.

Policia e Kosovës ka publikuar një komunikatë për shtyp, ku njofton opinionin publik se, në bazë të informacioneve që disponon dhe bazuar mbi historikun e protestave të ngjashme, persona të ndryshëm mund të përdorin mjete që shkaktojnë dhunë, si koktej molotovi, por duke mos përjashtuar edhe përdorimin e armëve të zjarrit.

Share This Video


Download

  
Report form