Report TV - 5500 vende pune brenda dhe jashtë vendit, ja ku të nxitoni për intervista

Report TV 2016-02-17

Views 5

TIRANE - Bashkëpunimi i vendosur mes Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe shoqatës së agjencive private të punësimit ?Employment Albania? ka nisur të japë efektet e veta reale në fushën e punësimit. Kështu, kjo shoqatë agjencisë ka sjellë ofertën pranë Shërbimit Kombëtar të Punës për rreth 5 mijë vende të lira pune brenda dhe jashtë vendit, përfshi këtu edhe në vende si Abu Dhabi, Dubai, Gjermania dhe Danimarka.

Në këtë kuadër, sot përfaqësuesit zyrtarë të kompanive të njohura punëkërkuese të huaja, kanë zhvilluar pranë Zyrës së Shërbimit Të Punësimit, dega Tiranë, intervistat për 300 vende pune me persona të cilët më parë janë regjistruar si të papunë dhe kanë shprehur interes për të.

Procesi i intervistimit të punonjësve është ndjekur nga afër edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili do ta konsideronte këtë ofertë një mundësi të mirë për të gjithë ata që kanë një profesion dhe zanat dhe që vërtetë dëshiron të ketë një punë të denjë.

Ndaj nisur nga ky fakt ai theksoi se ky është një tregues i qartë i faktit se kushdo që ka një zanat apo profesion ka një mundësi më shumë për punë. Për këtë qellim ai edhe një herë I bëri thirrje çdo të riu që kërkon një punë të denjë që të paraqitet pranë qendrave dhe shkollave të arsimit profesional për t?u kualifikuar.

Ndërkohë që drejtuesi i shoqatës së agjencive private, Ermal Jahuri theksoi edhe një herë se në vend ka kërkesë për punë, por theksoi se kompanitë e huaja kërkojnë njerëz profesionistë.

?Unë e kam thënë gjithmonë se në Shqipëri ka punë dhe se në Shqipëri duhen profesionistë. Kjo është më se e vërtetë dhe ne si rekrutues dhe agjenci private e hasim çdo ditë, ku intervistat e punës dhe arsyeja e refuzimit të aplikantëve është mungesa e profesionalizmit. Nga ana tjetër, kompanitë ndërkombëtare që janë prezente në intervistat për punë, i shikojmë si një vlerë e shtuar për ekonominë e vendit, pasi këtë përvojë pune do mund ta kthejmë në vendin tonë?, - tha Jahuri.

Share This Video


Download

  
Report form