TIRANE - Ndërtimet e nisura për Unazën e madhe kanë sjellë përplasje mes komunitetit rom dhe policisë, pranë pallati me Shigjeta.
Përplasja është shënuar pasi romët në këtë zonë kundërshtojnë shembjen e 9 banesave nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit. Në këtë pjesë po ndërtohet mbikalimi i ri që do të lidhë unazën e re që të lidh me zonën tjetër të Tiranës.
Ata thonë se nuk janë njoftuar për kohën e prishjes së banesave dhe se i është lënë një kohë shumë e shkurtër për të nxjerrë jashtë orenditë shtëpiake.
IKMT ka deklaruar se prishja e këtyre objekteve është konform ligjit dhe se romëve i është paguar qeraja në ambiente të tjera për 2 vjet.