TIRANE - I arrestuar në 21 janar të këtij viti, ish-ministri i Punës në qeverinë Berisha Spiro Ksera do të vijojë të qëndrojë në burg për akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve të rinj përmes shpërdorimit të detyrës si ministër, kjo të paktën deri në përfundim të hetimeve. Gjykata e Apelit vendosi këtë të enjte të rrëzojë kërkesën e ish-ministrit për liri, duke i dhënë të drejtë argumentit të Prokurorisë se është e nevojshme që Ksera të qëndrojë në burg për të mos ndikuar në hetime. Edhe pse në Gjykatë nuk lejohet prania e kamerave, Report Tv arrin të intervistojë Kserën.
Ksera: arrestimi diskriminim si minoritar. Prokuroria: Krijove skeme te sofistikuar vjedhje
"Kërkoj lirimin nga burgu", - me këto fjalë i është drejtuar trupës gjykuese të Apelit ish-ministri i Punës në qeverinë Berisha, Spiro Ksera i cili ndodhet në masë arresti për akuzën e vjedhjes së 30 milionë lekëve përmes shpërdorimit të detyrës si ministër.
I pranishëm në seancën ku Gjykata e Apelit shqyrtoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës të sigurisë vendosur nga Shkalla e Parë, Ksesa e cilësoi arrestimin sulm politike dhe diskrimin që i bëhet figurës së tij pasi është përfaqësues i minoritetit grek. Nga karrigia e të akuzuarit ulur krah avokatit të tij Genci Gjokutaj, Ksera tha para trupës gjykuese se ka tre fëmijë të cilët kanë nevojë për prindërit, një ndër arsyet që sipas tij gjykata duhet t'i japë lirinë.