Report TV - Rama: I pakënaqur nga qeveria sa kohë ka njerëz të palumtur

Report TV 2016-02-19

Views 2

KORÇË - Nga Korça ku ndau kartat për anëtarët e tij në Partinë Socialiste të këtij qyteti, kryesocialisti Edi Rama renditi të gjitha ndryshimet që ka pësuar vendi, e veçanërisht ky rajon, si pasojë e reformave të ndërmarra nga qeveria dhe mbështetjes ndaj bashkive përmes fondeve për investime në shërbim të qytetarëve. Por për kreun e qeveris,ë kjo nuk përkthehet në vetëkënaqësi, pasi angazhimi i mazhorancës për të sjellë ndryshim do të vijojë për sa kohë ka njerëz që janë ende të papunë.

"Dikush mund të thotë mos të duket vetja se keni bërë çudi. Nuk kemi bërë çudi po kemi bërë diçka që të tjerët nuk e bënë 20 e kusur vjet me radhë. Nëse dikujt i dukem i kënaqur me ato që them. Do të siguroj se përsa kohë jam në këtë detyrë do ketë njerëz të palumtur, do jenë papunë, do kenë halle dhe për sa kohë të ketë të tillë unë nuk do jem i kënaqur nga detyra ime dhe e qeverisë sonë", - u shpreh kreu i qeverisë.

Rama dha edhe një përgjigje për kundërshtarët politikë që sulmojnë nismat e qeverisë.

"Gjynafqarët që na sulmojnë përditë dhe që gjejnë në çdo përpjekje e nismë, në çdo vendim e punë arsye për të na përbaltur, rrudhin buzët edhe përpiqen të thonë se në Shqipëri ka më shumë të papunë se ç'kishte 2 vjet e gjysmë më parë, fakti është që në Shqipëri ka 63 ca mijë njerëz qe punojnë jo në të zezë, që marrin rroga dhe që paguajnë taksa. Dhe ka një fjalë të bukur që thotë jam i lumtur të paguaj taksa se do të thotë jam i punësuar. Është po kështu fakt i pakundërshtueshëm që me reformën në arsimin dhe rilindjen e arsimit profesional ne kemi hapur një rrugë që do të kërkojë vitet e veta por që do t'i japë të rinjve mundësinë të jetojnë në punë të ndershme me zanatin e tyre. Jam i bindur që edhe këtë vit ne do të vazhdojmë të rrisim punësimin real, dhe atyre që thonë s'keni bërë asgjë, thjesht dhe vetëm janë ca njerëz që punojnë në të zezë, ne do të themi që jemi krenar që kemi nxjerrë nga skllavëria nëna dhe motra, vëllezër e baballarë, burra e gra që deri dje merrnin një rrogë për të mbajtur frymën gjallë dhe nuk kishin sigurime shoqërore", - tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form