Udhëtimet e Ahmetaj, PD: Qindra e mijëra euro fluturime, PS: jo me taksat e shqiptarëve

Ora News Lajme 2016-02-19

Views 0

Deputeti i PD, Sherefedin Shehu ka akuzuar ministrin Arben Ahmetaj se ka bërë dhjetëra fluturime charter me avionë të vënë ekskluzivisht në dispozicion për të. Sipas selisë blu një fluturim charter kushton të paktën 40 mijë euro dhe për fluturimet e tij Ahmetaj ka shpenzuar qindra mijë euro.

Ndërkohë menjëherë për këtë çështje ka reaguar PS, e cila nëpërmjet një deklarate të deputetit Ervin Bushati e ka quajtur baltosje nga ana e PD, ku sipas selisë rozë për udhëtimet e tij ministri nuk ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form