Mozaiku bardhe e zi, me kalë deti, Delfinë dhe erso, i cili daton në shek. I p.e.r në Durrës, një ndër mrekullitë ndodhet i mbuluar me beton në lagjes nr. 5 të Durrësit. Ky mozaik u zbulua në 1947 gjatë punimeve për infrastrukturën e qytetit dhe gërmimet u kryen nga Vangjel Toçi.
Më pas ai u rizbulua në fund të viteve ?80 dhe fillim të viteve ?90 nga Moikom Zeqo. Skandali i ndodhur me këtë trashëgimi kulturore u denoncua nga arkeologia Lida Miraj. Për Report TV arkeologia Miraj rrëfen se mozaiku mijëravjecar me sipërfaqe 50 m2 i kompozuar me motive marine, ndodhet prej vitesh i fshehur nën dyshemenë e një vile luksoze në qytetin bregdetar. Arkeologia Miraj kërkon që të ndalohen ndërtimet në zonat historike të qytetit.
?Problemi më i madh sesa rreziku është që ai nuk shihet është i fshehur. Mozaiku është zbuluar rastësisht në vitin 47 gjatë punimeve të infrastukturës në atë zonë dhe janë bërë kërkime nga arkeologu dhe drejtori i asaj kohe i muzeut Vangjel Toçi. Pastaj mozaiku është ripahur dhe një herë në 89, u rihap në të gjithë sipërfaqen e tij. Është 50 metra katrorë, eshtë moziak i shkëlqyer bardh e zi, datohet në shekullin e parë para krishit. ( Restaurimet ) janë bërë në 89- dhe 90 janë bërë nga Moikom Zeqo. U bë dhe evidentimi në total dhe u vizatua gurë për gurë.