Report TV - 7 oferta për privatizimin e INSIG vlera dysheme 15,3 milion Euro

Report TV 2016-02-20

Views 2

Deri tani janë paraqitur 7 oferta për privatizimin e kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG. Ministria e Financave ka bërë me dije se këto kompani i kanë paraqitur ofertat deri më 15 shkurt, ndërkohë që priten edhe të tjera.

Sikurse është bërë e ditur, formula e privatizimit të paketës së aksioneve të shoqërisë ?INSIG? sh.a. do të jetë shitja 100 % e paketës shtetërore. Vlera e 100 % e aksioneve të shoqërisë ?INSIG? sh.a është 15,3 milionë Euro. 3 herë më e ulët se në vitin 2009.

Ministria e Financave ka publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve shpalljen për shitjen me tender të aksioneve të INSIG, si dhe kriteret e vlerësimit për përzgjedhjen e fituesit.

Sipas formulës, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar nga konkurrenti, ndërkohë që plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Po ashtu, çdo kompani garuese duhet të garantojë ofertën e saj me një depozitë fikse prej 30 milionë lekësh.

Krahasuar me vitin 2009 kur kompania u nxor në shitje vlera e saj është ulur me gati 3 herë si pasojë e keqmenaxhimit. Gjatë këtyre viteve kompania ka humbur vazhdimisht terren në favor të konkurrentëve privatë.

Nuk është hera e parë që ky subjekt del nëshitje. Që prej 6 vitesh, tentativat për shitjen e INSIG kanë dështuar rregullisht.

Në vitin 2010, ka qenë një firmë amerikane që u shpall fituese e garës, pasi deklaroi se do t?i blinte të gjitha aksionet në pronësi të shtetit për 50 milionë dollarë, por më pas u tërhoq nga procedurat e tjera, duke bërë të dështonte shitja.

Share This Video


Download

  
Report form