Mes protestuesve që protestuan sot për taksën e zënies së hapësirë publike në Tiranë ishte edhe shoferi i Florenc Hoxhës , ish ? Drejtorit të Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili njihet për njeri i afërt i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nga fotot dallohet qartë Sajmir Zylfo i cili ka kundërshtuar taksën e miratuar nga Këshilli Bashkiak për paketën fiskale të 2016-s, ndërkohë që nuk ka biznes.
Pavarësisht se u njoftua si një protestë e bizneseve, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Partisë Demokratike si Besjan Pesha, i cili ka punuar si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Gjithashtu një tjetër person i lidhur me zyrtarë të PD ishte edhe Endrit Breçani, nipi i ish- zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe që më parë ka qenë i punuar me pozicion shef sektori në Bashkinë e Tiranës.
Nga ana e tyrë pronarët e bizneseve thonë se taksa për zënien e hapësirës publike është dhjetëfishuar. "Taksat janë rritur është 10 fihuar në muaj. Në gjithë vitin 24 mln lekë afro po se përballojmë dot na prek të gjithëve dhe ne që skemi zënë shumë hapësirë."¬shprehen ata Tregtarët kërkojnë që të ulet taksa, e cila ka qënë 150 lekë dhe me paketën e re fiskale për Tiranën ajo është 10 fishuar,një tjetër arsye e rebelimit të tyre është fakti që ata nuk ishin lajmëruar për këtë ndryshim?, - thotë një prej përfaqëuesve të bizneseve.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës thotë se taksa për zënien e hapësirës publike ka qënë publike që në muajin dhjetor. Bashkia thekson se rritja e kësaj takse është bërë në mënyrë që të lirohen hapësirat publike, për t?u përdorur nga qytetarët dhe për të shtuar hapësirat publike.