http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjirokastra, Lezha dhe Shkodra janë qytetet qe nuk zbatojnë ligjin anti-duhan. Duke shfrytëzuar këtë te dhëne, por dhe analizën vjetore te Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, ministri Ilir Beqaj, ka paralajmëruar punonjësit e shëndetësie ne këto qytete. Nëse brenda 6 javësh, nuk ndalojnë duhanpirjen ne ambiente publike, inspektoret dhe drejtuesit e tyre, do te largohen nga puna. Ligji, por dhe masa e gjobës per disa subjekte, nuk ka dhënë rezultat. Per këtë, ministri Beqaj deklaroi se do te propozoje ndryshimin e, ligjit duke kërkuar ashpërsimin e masave.