Berisha e Majko pro opozitës iraniane - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-02-20

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Iranianet ne Ekzil ne Evrope dhe mbare boten, janë nje prej komuniteteve me te mëdha lobuese jo vetëm ekonomikisht, por edhe politikisht. Prej vitesh ne qytezën e Vijpint pranë aeroportit ?Sharl De Gol? te Parisit mblidhet kongresi opozitar iranian qe është kthyer ne nje ngjarje mjaft te rëndësishme per iranianet kudondodhen. Qe prej ardhjes ne pushtet te Mullaheve ne Iran opozitaret e këtij vendi qe jetojnë ne Ekzil mblidhen dhe kërkojnë rritjen e mbështetjes politike per te përmbysur regjimin. Ne skenën e kongresit, nuk mungojnë te shprehin përkrahjen e tyre ish-komisionere europiane, kryeministra e ministra, sekretare shteti apo senatore dhe kongresmene amerikane nga Mc Cain te Donald Rumsfeld si edhe personazhe te jetës publike ne Europe dhe bote. Por jo vetem kaq, ne vëren e vitit 2014 ne skenen e tij kane folur dy ish-kryeministra nje demokrat dhe një socialist. I pari e ka marre fjalen Sali Berisha. Pas tij skena eshte pushtuar nga me shume se 50 persona ku spikasnin ish-ministra, deputete aktuale, personazhe te shoqërisë civile dhe fjalën ne emër te këtij grupi e ka mbajtur ish-kryeministri Pandeli Majko.Ai u ka premtuar iranianeve ne Ekzil se te shqiptaret do te gjenin nje popull vëlla, por jo pikërisht iranianeve qe ndodheshin ne salle, fjala e zotit Majko kishte nje grup tjetër parasysh. Kongresi i iranianeve ne opozite me sa duket e ka ditur mire se cilët persona duhet te ftonte nga Shqipëria teksa edhe sot si ish-kryeministri Berisha ashtu edhe ish-kryeministri Majko, nuk jane shprehur kundër ardhjes ne Shqipëri te opozitareve nga kampet Ashraf dhe Liberti ne Irak.

Share This Video


Download

  
Report form