http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati politik per Byronë e Hetimit ne seance plenare është ndezur edhe nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, te cilit projekt-ligji i jep te drejtën e emërimit te drejtorit te kësaj strukture. Edhe Tahiri ka mbështetur faktin se drafti është konsensual, por kreu i grupit parlamentar demokrat Paloka i ka kujtuar kushtet e PD per miratimin e tij.Saimir Tahiri: Ky draft është dakordësuar pikë më pikë. Dhe unë këtë e kam me shkrim, me email-e të shkruara, i kam në email-in tim, me shkrim, sesi keni rënë ju dakord! Çfarë doni t?jua nxjerr tani dhe t?ju them ja ku i keni që keni rënë dakord! Këtë doni?! Kjo është e turpshme.I vetmi deputet qe ka zgjedhur nje pozicion ndryshe per çështjen e Byrosë Kombëtare te Hetimit dhe reformës ne drejtësi, ka qene socialisti Ben Blushi.Ben Blushi: Ne vendosim se kush do na hetojë, nga kush hetohemi. Ne po bëjmë një pakt për të mos u ndëshkuar. Ky nuk duhet të jetë një pakt mes të korruptuarve të dy palëve tona.Blushi ka vene ne dukje nje tipar te këtij parlamenti qe i shtyn emergjencat duke sjelle edhe shembullin e dekriminalizimit, qe edhe pse ligji ka kaluar vitin e kaluar asnjë person me rekorde kriminale nuk eshte larguar nga parlamenti e administrata publike.