Gjykata e Tiranës ka dhënë masë" />
Gjykata e Tiranës ka dhënë masë"/>

"Arrest me burg" për Kokthin, avokati: Vendimi ekstrem dhe i paligjshëm

Ora News Lajme 2016-02-20

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi i cili u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar se ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës me qëllim përfitimi.
Avokati mbrojtës i Kokthit ka deklaruar se do ta apelojë masën e sigurisë, pasi Kokthi ka mohuar akzuat.
Prokurorja Elsa Miha firmosi urdhërndalimin të cilin Ora News e zbuloi dhe ku renditen shkeljet për të cilat akuzohet Kokthi.
Procedimi penal ndaj tij u regjistrua më 7 janar 2016. Hetimet kanë nisur për kthimin e mallit të konfiskuar subjektit tregtar Lubjana Baçi duke i sjellë këtij të fundit përfitimi të paligjshëm dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e gati 4 milionë lekëve Kontrolli ndaj subjektit që kishte si veprimtari ?Tregtim pjese këmbimi për automjetet? ishte kryer më 11 mars 2015 me urdhër të vetë drejtorit.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrest-me-burg-per-androkli-kokthi-avokati-do-te-apelojme/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS