http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projekti i fundit i qeverisë për të ndërtuar mbi lumin Drin, HEC-in e Katundit të Ri, ka tensionuar banorët e kësaj zone. Në një dëgjesë publike, zyrtarë të lartë të ministrisë kanë shkuar për të sqaruar efektet që do ketë vepra energjetike ne këtë zonë, por sërish banorët insistuan se çdo lloj hidrocentrali që do të bëhet, do të shkaktojë përmbytje të fshatrave. Banorët kanë shprehur shqetësim edhe për vlerën, me të cilën kompania që do të ndërtojë HEC-in e Katundit të Ri do t?i shpronësojë ata. Qeveria së fundi ka pranuar se nuk do të zbatojë projektin e vjetër, i cili parashikonte të ndërtonte mbi kaskadën e Drinit hidrocentralin e Skavicës, pasi kostoja e vënies në punë për të është mjaft e lartë. Për këtë arsye ata e kanë ndarë projektin në dy pjesë dhe janë duke finalizuar ndërtimin e një HEC-i më të vogël në zonën poshtë lumit Drin, në fshatin Katund i Ri. Projekti thuhet se do të zhvillojë ekonomikisht zonën, pasi do të investohen 100 milion euro e do të hapen 500 vende të reja pune.